Rënie e temperaturave e reshje shiu – moti për pesë ditët e ardhshme

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Kosovë do të mbajë motpjesërisht i vranët dhe me reshje shiu

Temperaturat gjithashtu do të shënojnë rënie. Minimalet do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë Celsius, kurse maksimalet do të sillen nga 9 deri në 26 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s .

Parashikimi për pesë ditë:

E hëne – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.

Reklama

E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...