Bizneseve turke u kërkohet të investojnë në Kosovë

PUBLIKUAR

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe FAISTH Agency Ankara nënshkruan një marrëveshje protokolare për organizimin e Forumit për Investime Tregtare Kosovë-Turqi, i cili do të mbahet në dhjetor 2023 në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur sot, gjatë takimit ndërmjet Kryetarit të  Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, me Metin Karakoca, Menaxheri Gjeneral i FAISTH në Ankara.

Fillimisht, Dreshaj i falënderoi mysafirët për angazhimin e tyre ndaj bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën ekonomike ndërsa theksoi se ky bashkëpunim i ndërsjellë do të zgjerohet edhe më shumë, duke krijuar më shumë mundësi për investime dhe bashkëpunim në mes të bizneseve të dy vendeve, ndikuar kështu pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë së tyre.

Ai theksoi rëndësinë e marrëveshjes për tregti të lirë që është nënshkruar më parë në mes të Kosovës dhe Turqisë, e cila do të ndihmojë në intensifikimin e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy shteteve.

Ndërkaq  Metin Karakoca, i cili aktualisht qëndron në Kosovë, bisedoi për organizimin e një Forumi të planifikuar në dhjetor mes bizneseve të Kosovës dhe Turqisë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

Dreshaj përfundoi me një thirrje të hapur për të gjithë investitorët potencialë turk që të shqyrtojnë mundësitë e investimit që Kosova ofron, duke i ftuar ata që të vijnë dhe të eksplorojnë potencialin e tregut të Kosovës.
Besart Dreshaj

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...