Escobari thekson “lidhjen e rrënjosur thellë” mes ShBA-së dhe popullit të Kosovës

PUBLIKUAR

Një delegacion i Odës Amerikane Ekonomike në Kosovë, i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv Arian Zeka, po qëndron në ShBA, ku kanë zhvilluar një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Stabiliteti në Ballkan dhe paqja më e gjerë rajonale ishin temat kryesore gjatë këtij takimi.

Gjatë diskutimit në DASh, “Escobar nënvizoi lidhjen e rrënjosur thellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës”, raporton Klankosova.tv.

“Ai më tej theksoi rëndësinë e marrëveshjes së Ohrit dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia”, thuhet në njoftimin e OAEK-ut.

Delegacioni i Odës Amerikane ndau rrëfime të mundësive të humbura të biznesit në Kosovë për shkak të tensioneve në rajon.

Në përgjigje të kësaj, Gabriel Escobar theksoi se normalizimi i marrëdhënieve “do të zhbllokonte rritjen signifikante ekonomike për Kosovën dhe rajonin më të gjerë”.

Të dyja palët ranë dakord për rëndësinë e madhe të stabilitetit dhe paqes në Ballkan, si elemente themelore për prosperitet.

Më tej, thuhet se u diskutua për ndërlidhjen ndërmjet marrëdhënieve të normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit të përgjithshëm rajonal.

“Duke theksuar vizionin e përbashkët për të ardhmen, Zëvendësndihmës Sekretari Escobar dhe përfaqësuesit e Odës Amerikane u pajtuan se rruga përpara për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit varet nga hyrja e tyre në Bashkimin Evropian. Ata u pajtuan se një integrim i tillë do të sillte një epokë të mundësive të shtuara ekonomike, si dhe do të forconte harmoninë rajonale”, thuhet në komunikatën e OEAK-së. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...