Mushkolaj: Pushteti dhe opozita po e bllokojnë Kuvendin e Kosovës

PUBLIKUAR

Imer Mushkolaj, i ka akuzuar partitë politike të pozitës dhe opozitës për bllokim të Kuvendit të Kosovës.

Ai në “Debat Plus”, tha se përkundër kësaj është problematike të shpërndahet Kuvendi, për shkak se opozita nuk i ka numrat për një gjë të tillë dhe se pozita nuk e ka në mend të veproj si do opozita.

“Mundësia ekziston gjithmonë, varet nga vullneti politik. Është situatë interesante në Kuvend, opozita pavarësisht që nuk i ka numrat për një mocion votëbesimi, vazhdimisht kërkon zgjedhje. Pushteti që i ka numrat, ka mundësi ta dërgoj vendin në zgjedhje, deri tash nuk e ka mëndu një gjë të tillë”, tha ai

Mushkolaj tha se në Kuvendin e Kosovës, në seancat e fundit, ka vetëm përplasje, akuza e sulme, dhe pak punë në të mirë të qytetarëve.

“Nëse i dëgjojmë dyja palët, deklaratat janë paradoksale, në kuptimin që pushteti edhe me veprime është që po e bllokon Kuvendin sot nuk ishte pjesëmarrës në seancë. Në anën tjetër opozita është për me rezistu dhe me vendos ndonjë kusht, p.sh nëse nuk e votoni rezolutën për policinë, nuk votojmë marrëveshje ndërkombëtare. Pra, të dyja palët po e bllokojnë Kuvendin, Kuvendi është i bllokuar, nuk funksionon. Kemi parë vetëm përplasje, akuza e sulme, ndërkohë që nuk ka qenë fare produktiv”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...