Sergio Ramos është ai që ka bërë për vete e legjendës Francesco Totti pas ndeshjes Real Madridi-Roma.
Ndeshja Real Madridi-Roma kaloi nën dominimin e spanjollëve që arritën të kalojnë në çerekfinale pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Një prej ngjarjeve më të veçanta ishte kur në fushë u fut kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti.
Ai u duartrokit nga tifozët e klubit mbretëror duke i krijuar një emocion të veçantë legjendës italiane.
Pas ndeshje Totti i dhuroi fanellën e tij një tjetër lojtari që ka arritur shumë në botën e futbollit, Sergio Ramosit.
Spanjolli me të dalë nga stadiumi nuk hezitoi të tregojë fanellën e nënshkruar nga Totti. /Telegrafi/




