Lufta në Siri dëmtoi ekonominë për 275 miliardë dollarë

PUBLIKUAR

Organizata ndërkombëtare joqeveritare “World Vision” ka konkluduar se kostoja e konfliktit në Siri deri më tani ka arritur shumën prej 275 miliardë dollarëve. Por shpenzimet do të rriten në 1.3 trilion dollarë nëse kjo luftë vazhdon deri në vitin 2020.

Këto të dhëna janë publikuar në raportin e titulluar “Çmimi i konfliktit për fëmijët”, të cilin “World Vision” e ka botuar në bashkëpunim me organizatën “Frontier Economics”.

Në këtë raport vlerësohen humbjet ekonomike të konflikteve në Siri, Libi, Jordani dhe Turqi, transmeton Telegrafi.

“Deri më tani, 275 miliardë dollarë i ka kushtuar kjo luftë ekonomisë siriane, dhe vlen të theksohet se këto janë para të humbura. Kurrë nuk do të kthehen apo të shpenzohen për të ardhmen e fëmijëve, arsimimin, kujdesin shëndetësor, apo për një mjedis të sigurt dhe standard jetësor”, ka deklaruar Connie Lenenberg, drejtoreshë e programit për Lindjen e Mesme pranë “World Vision”. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...