Gërvalla: Nëse Vuçiq tolerohet nga ndërkombëtarët mund të ketë luftë

PUBLIKUAR

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka deklaruar për televizionin publik gjerman se nëse bashkësia ndërkombëtare e toleron, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe të ketë qasje të njëjte me të mund të ketë luftë, përcjell Klankosova.tv

Ajo deklaroi se “ministri i Propagandës së Millosheviqit e di mirë se si t’i shfrytëzojë gabimet e perëndimit”.

“Kjo nuk është hera e parë që Vuçiqi sjell trupat ushtarake në kufi me Kosovën. Kjo nuk është hera e parë që ai kërcënon me luftë”, tha Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare shtoi se Vuçiq po dëshiron t’i bëjë presion Qeverisë së Kosovës për të negociuar për territore.

“Presidenti serb ka treguar para tetë ditësh se cili është plani i tij dhe plani i tij është okupimi i një pjese të Kosovës”, tha ajo.

“Kjo s’do të ndodhë. Kjo përpjekje ka dështuar dhe si shkak i kësj një polic i yni është vrarë. Dhe grupi terrorist ka qenë i përgatitur për të kryer një sulm me 400 persona. Dhe, për fat të mirë kjo ka dështuar dhe ne nuk e dimë se cili është plani i tyre për të ardhmen”, theksoi kryediplomatja kosovare.

Këto deklarime e para e MPJD-së i bëri një javë pas sulmit terrorist serb mbi policinë e Kosovës, si pasojë e të cilës u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...