Atletico Madridi synon transferimin e Vedat Muriqit, zbulohet oferta që po përgatit gjiganti spanjoll

PUBLIKUAR

Atletico Madridi raportohet se ka rikthyer interesimin për Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar është rikthyer në formë në ndeshjet e fundit, duke qenë vendimtar për Mallorcan, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, sezoni i tanishëm mund të jetë i fundit i Muriqit me fanellën e “Piratëve”.

“Fichajes” ka raportuar se Atletico Madridi është sërish i interesuar për shërbimet e sulmuesit prizrenas, teksa një ofertë thuhet se mund të bëhet javëve në vazhdim.

Sipas mediumit spanjoll, klubi nga Madridi pritet të ofrojë rreth 20 milionë euro për reprezentuesin e Kosovës.

29-vjeçari me Mallorcan ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Deri tash në sezonin aktual, Vedat Muriqi ka shënuar tri gola dhe ka regjistruar një asistim në shtatë paraqitje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...