Peticion për zgjedhje të reja në veri

PUBLIKUAR

Blloku opozitar serb i ashtuquajtur “Blloku Patriotik”, i cili përbëhet nga DSS-ja dhe Lëvizja “Dveri”, ka mbajtur konferencë me gazetarë në veri të Mitrovicës, nëpërmes të cilës ka njoftuar se ka mbledhur mbi 21 mijë nënshkrime në pjesën veriore të Kosovës, me anë të të cilit kërkojnë nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, që t’i shpallin zgjedhjet lokale për katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Delegacioni i këtij blloku opozitar, që udhëhiqet nga kryetari i DSS-së, Sllavisha Ristiq, ish-kryetar ilegal i Zubin Potokut, do të takohet me kryeministrin Aleksandër Vuçiq dhe me kryeparlamentaren Maja Gojkoviq, nga të cilët do të kërkojnë që të shpallen zgjedhjet lokale në komunat veriore dhe do ta dorëzojnë peticionin. Aksioni për mbledhjen e nënshkrimeve ka nisur vitin e kaluar, shkruan “Zëri”.

Në delegacionin e “Bllokut Patriotik” ndodhet edhe ish-shefi i të ashtuquajturit Qark i Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, dhe kryetar i Këshillit të DSS-së, Nemanja Jakshiq.

“Peticioni ynë u garanton të gjithëve se Serbia nuk ka hequr dorë nga këto hapësira, sepse nëse shteti i Serbisë organizon zgjedhje lokale në këto hapësira, ndërsa i organizon sipas Kushtetutës së Serbisë, atëherë kjo është dëshmi e vërtetë se kjo hapësirë është pjesë e Republikës së Serbisë”, ka thënë Marko Jakshiq, një lider i serbëve të veriut, ish-deputet në Kuvendin e Serbisë.

Mirëpo, Jakshiq shprehet me skepticizëm kur bëhet fjalë për pranimin e peticionit nga ana e Kuvendit të Republikës së Serbisë, ndërkohë ka kritikuar Qeverinë në dorëheqje për nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...