Sulm fizik ndaj punëtorit të kompanisë “Pastrimi”

PUBLIKUAR

Kompania “Pastrimi”, gjegjësisht Njësia Operuese në Prishtinë, ka njoftuar se një nga punëtorët e saj është sulmuar fizikisht nga banorët e fshatit Bardhosh të Prishtinës.

Për pasojë, kompania ka thënë se shërbimi i largimit të mbeturinave tek një pjesë e kësaj lagjeje e përcaktuar për ditën e sotme nuk është kryer.

Përmes një njoftimi në Facebook, “Pastrimi” bën të ditur se sulmi është lajmëruar në Policinë e Kosovës dhe ndaj të njëjtit person është hapur rast, raporton Klan Kosova.

Poashtu kompania njofton se përveç sulmit të sotëm, punëtorët e terrenit shpeshherë injorohen dhe ofendohen padrejtësisht nga një pjesë e shoqërisë sonë.

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...