LDK-ja paralajmëron ndryshime në struktura (VIDEO)

PUBLIKUAR

Para dite doli të kryejë punë si shef i Qeverisë ndërsa pasdite Isa Mustafa, si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës thirri mbledhje të Kryesisë partiake.

E këtu të martën u mblodhën edhe shumica e ministrave që vijnë nga radhët e LDK-së.

Pas më shumë se një orë bisedë, doli se në takim, nuk u bisedua fare për emrat se kush mund  të jetë Ministër i Jashtëm dhe zv.kryemnistër i ardhshëm, pozita këto që i la bosh Hashim Thaci, pas zgjedhjes  së tij president

E për një periudhë brenda pak javësh sipas Abrashit, LDK pritet të thirë Kuvendin e saj partiak, ku priten ndryshime të statutit të partisë, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë, në kryesi nuk iu kushtuan rëndësi ideve se mund të ketë fraksione të reja, nga pjesëtar të LDK-së të pakënaqur me politikat aktuale të Mustafës.

E temë që nuk u rrok fare për diskutim, sipas  zyrtarëve të lartë nga  LDK, ishte djegia e veturës së tyre, pranë vendbanimit të shefit të grupit parlamentar Ismet Beqiri. Ky i fundit, pati një polemikë nga largësia me bashkëpartiakun Lutfi Haziri, që e kritikoi për keqpërdorim të makinës së LDK-së.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...