Hovenier: SHBA investoi 2 miliardë dollarë në Kosovë që nga viti 1999

PUBLIKUAR

Kosova dhe USAID sot kanë nënshkruar një marrëveshje të grantit në vlerë rreth 35 milionë dollarësh.

Për këtë, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se të gjitha programet e USAID-it në Kosovë kanë për qëllim që të sigurojnë se të gjithë kosovarët kanë qasje efikase dhe të prekshme në shërbimet që i ofrojnë institucionet e tyre, raporton Gazeta Express.

 

Këtu Hovenier përmendi edhe shumën që SHBA ka investuar në Kosovë që nga viti 1999.

“Gjithashtu, mendoj se është e dobishme që të thuhet se prej vitit 1999, SHBA-ja ka investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në Kosovë për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, përfshirë investime mbi 1 miliard dollarë nga USAID. Besoj që ky është përkushtimi i popullit tonë ndaj popullit kosovar siç ishte edhe marrëveshja e nënshkruar sot”.

Ndërkaq, Hovenier tha se marrëveshja e sotme, që u nënshkrua nga presidentja Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it Kerry Monaghan Hogler, është konfirmim i partneritetit afatgjatë Kosovë-SHBA.

“Konfirmojmë sërish partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të SHBA-së me popullin e Kosovës dhe ky fond shtesë do të mbështesë qëllimet strategjike të SHBA-së për Kosovën, përfshirë përpjekjet për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet europiane dhe euroatlantike”.

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...