OVL-ja thërret protestë pas arrestimeve dhe bastisjeve të fundit nga EULEX-i

PUBLIKUAR

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thirrur protestë nesër ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe EULEX-it te selia e tyre në Fushë-Kosovë.

Klinaku, bëri të ditur se protesta do të zhvillohet me fillim nga ora 12:00, njofton Klankosova.tv.

“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i, janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal”, shkroi Klinaku.

“Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin”.

“Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00”.

Përndryshe, kjo protestë është thirrur pas arrestimeve dhe bastisjeve të fundit nga ana e EULEX-it, ku janë konfiskuar telefona e laptopë.

 

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...