Takimi Kurti-Vuçiq: Ambasada e ShBA-së kërkon seriozitet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë Asociacionin

PUBLIKUAR

Të enjten, më 14 shtator në Bruksel, do të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian Josep Borrell dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë takim kanë folur për Klankosova.tv nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“ShBA vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për arritjen e një raporti paqësor dhe produktiv në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha një zëdhënëse ambasadës për Klankosova.tv

Po ashtu ajo bëri thirrje që palët t’i marrin seriozisht obligimet që dolën nga Marrëveshja e Ohrit dhe të fillojnë të lëvizin përpara në obligimet ekzistuese dhe të më hershme në kuadër të Dialogut dhe Marrëveshjes së Ohrit.

“Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia që t’i marrin seriozisht obligimet e tyre sipas marrëveshjes për normalizim që arritën në fillim të këtij viti dhe të fillojnë të ecin përpara në obligimet e tyre ekzistuese dhe të mëparshme sipas Dialogut dhe Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv

“Angazhimi konstruktiv dhe përpjekjet e sinqerta të mirëbesimit nga Kosova dhe Serbia do të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët, duke përfshirë rritjen ekonomike dhe do të sigurojnë stabilitet afatgjatë rajonal”, tha zëdhënësja e Ambasadës së ShBA-së për Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në Shtime një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv

Më 29.07.2026, rreth orës 22:15, hetuesit e stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit në...

KMDLNj: Punëtorët pa mbrojtje, mungesa e masave mbrojtëse po vazhdon të marrë jetë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ngritur...

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...