1 i vdekur dhe 67 raste të reja me koronavirus në dy javët e fundit në Kosovë

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë ka lëshuar një raport mbi situatën epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë për dy javët e fundit.

Sipas të dhënave, në dy javët e fundit janë raportuar 67 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes.

“Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç   (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.

Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste) kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në komunën e Prishtinës me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë.

Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.”

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...