Një i vdekur e 67 raste pozitive nga COVID-19 në dy javët e fundit në Kosovë

PUBLIKUAR

Një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, në dy javët e fundit në vend.

Veç kësaj vdekje, edhe 67 raste pozitive, janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, transmeton klankosova.tv.

”Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri më i madh i rasteve është konfirmuar në qytetin e Prishtinës 25 raste, pas saj vjen Peja me 8 dhe Gjakova me 7 raste.

Tutje në njoftim thuhet se përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë.

Megjithatë, IKSHPK rekomandon qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit të këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në koronavirus.

SHIKO MË SHUMË

KMDLNj: Punëtorët pa mbrojtje, mungesa e masave mbrojtëse po vazhdon të marrë jetë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ngritur...

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...