Iu gjet cigare me substancë narkotike, gjatë arrestimit i dyshuari në Gjilan sulmon fizikisht policin

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar të hënën në Gjilan, pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur cigare me substancë të dyshuar narkotike.

Policia njofton se gjatë arrestimit të tij, i njëjti ka rezistuar dhe e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu, i dyshuari tjetër bëhet e ditur se e ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.

“Gjilan, 11.09.2023-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast gjatë arrestimit të të njëjtit , i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit  i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore”, thuhet në raportin policor.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...