Shtërpcë: Konfiskohet mbi gjysmë kilogrami ari e një shumë e parave

PUBLIKUAR

Policia ka konfiskuar 600 gram flori në Drajkovc të Shtërpcës gjatë kontrollit në një veturë me targa të huaja.

Sipas policisë, ari ishte pa dokumentacion, ndërsa është konfiskuar edhe një shumë e parave.

“I dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me  vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e floririt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore,  ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...