Arrestohen dy të mitur, kryen dy grabitje në Prishtinë

PUBLIKUAR

Janë arrestuar dy të mitur nën dyshimin se kanë kryer dy grabitje në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë të arrestuarit janë 16 dhe 17 vjeçar.

Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Garibaldi dhe Rr. UÇK, Prishtinë 12.08.2023 / 15.08.2023 – 02:40/22:25. Sot më 08.09.2023 janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj kosovarë (16 dhe 17 vjeç) si të dyshuar lidhur me dy raste grabitje. Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në...

Pacolli: Deri tani janë rrënuar 17 objekte/vila përreth liqenit të Ujmanit

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli, ka njoftuar se deri...

Kryeprokurori i PSRK Isufaj në Zubin Potok: Procesi mund të zgjasë, identifikimi i të gjeturve merr kohë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot ka vizituar lokacionin në Zubin Potok, ku...