Sveçla: Është arrestuar ish-polici Goran Saviq, dyshohet se sulmoi dy serbë

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme në Leposaviq është arrestuar një ish-polic i nacionalitetit serb, i cili dyshohet, veç tjerash, se ka sulmuar fizikisht dy qytetarë serbë.

Kështu ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se i arrestuari është Goran Saviq.

“Në koordinim me organet e drejtësisë dhe në zbatim të urdhëresave të tyre, Policia sot ka arrestuar në Leposaviq ish-zyrtarin policor Goran Saviq i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021. I njëjti, dyshohet të ketë sulmuar fizikisht edhe dy qytetarë serb”, ka thënë Sveçla.

Tutje, ai njoftoi edhe për goditjen e një rasti të kontrabandës.

“Pas trajtimit me sukses të një rasti të kalimit ilegal dhe zhvillimit të kontrabandës mbrëmë në pjesën veriore të vendit tonë, njësitet policore sot një lokacion në Komunën e Zubin Potokut kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave”, tha ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...