Futën dy femra në veturë zyrtare, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve

PUBLIKUAR

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë në dy raste të ndara.

Tre prej tyre janë parë duke futur dy femra në veturën zyrtare, ndërsa i katërti dyshohet se ka qenë me një të dyshuar tek i cili është gjetur drogë.

“Njëri rast ka ndodhur në Kamenicë më datë 05.09.2023, ku dyshohej se zyrtari policor në Stacionin Policor- Kamenicë, derisa ka qenë në detyrë, dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale  ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’”.

“Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK”, thotë IPK-ja në njoftim.

Në rastin tjetër, i cili ka ndodhur ditëve të fundit në Ferizaj, “në interes të një hetimi preliminar, IPK ka rekomanduar suspendimi për 72 orë të 3 zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një videoincizim i cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës”, ka thënë IPK-ja në këtë njoftim.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...