Arrestohen tre persona të cilët rrahën rojet e Liqenit të Vërmicës

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona për rastin e sulmit të kryetarit të Federatës së Peshkatarëve dhe Rojeve në Liqenin e Vërmicës.

Sipas njoftimit, të dyshuarit A.S., S.P., dhe I.S., dyshohet se më 2 shtator i kanë sulmuar të dëmtuarit duke i goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë të njëjtit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Me këto veprime, të lartëcekurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se ndaj të dyshuarve, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në...