635.1 milionë euro dërguan mërgimtarët deri në qershor, rritja 14 përqind

PUBLIKUAR

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave, sipas kësaj banke, deri në qershor 2023 shënoi 635.1 milionë euro, që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Asetet në llogarinë financiare deri në qershor 2023 ishin 274.8 milionë euro, ndërsa detyrimet financiare shënuan vlerën prej  517.3 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

“Bilanci i investimeve direkte në Kosovë deri në qershor 2023shënoi rezultat prej  271.9 milionë euro, që tregon se vlera e ID në Kosovë (374.2 milion euro)  është më lartë se ID të investuara nga kosovarët jashtë (101.9 milion euro).  Investimet direkte arriten vlerën  374.2 milionë euro e që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (327.3 milionë euro deri në qershor 2022)”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

BQK ka bërë të ditur se bilanci i investimeve në letra me vlerë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në qershor 2023 është rritur për 86.7 milionë euro, përcjell Klankosova.tv.

“Investimet tjera (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në qershor 2023 kanë shënuar vlerë negative  (135.9) milionë euro dhe cila i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë. (vlerë prej 285.4 milionë euro deri në qershor 2022). Asetet rezervë deri në qershor 2023 janë rritur për 78.6 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 171.8 milionë euro”, thuhet tutje në njoftimin e BQK-së.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...