Të zhdukurit/ Kurti: Serbia po refuzon t’i hapë arkivat

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter për viktimat e zhdukjes me forcë, teksa sot shënohet Dita Ndërkombëtare.

Kosova i ka 1 mijë e 617 të zhdukur më forcë gjatë luftës së fundit.

Kurti ka thënë se Serbia po refuzon ti hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.

”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...