Haradinaj: Jemi krenarë për miqësinë me Austrinë

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot takim më ish-zëvendës kancelarin austriak, Erhard Busek.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se “bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike nëpër të cilat po kalon Kosova, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, proceset integruese si dhe mundësit e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë”.

Ai ka theksuar se Busek-ut ia ka përcjellur mirënjohjet dhe falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Austria vazhdon të mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës në rrugën drejt BE-së dhe ne jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona. U pajtuam që të punojmë shumë për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, në të gjitha fushat, e në veçanti në ekonomi dhe integrime evropiane”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...