Deri në 34 gradë – ky është moti për sot

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se moti të shtunën dhe të dielën do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të lehta.

Sipas njoftimit, vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

“Kjo situatë barike do të mundësojë që gjatë këtyre dy ditëve të vikendit të mbajë mot kryesisht me diell me pak vranësira të lehta të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK-ja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius gjatë ditës së shtunë, ndërkaq të dielën deri në 34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

SHIKO MË SHUMË

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...