Shërbime shëndetësore falas për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

PUBLIKUAR

Sekretari i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Fahri Breznica dhe sekretar i përgjithshëm i  Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, nënshkruan sot një Memorandum të Mirëkuptimit midis Zyrës së Presidentit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Memorandumi u nënshkrua në prani të Presidentes Atifete Jahjaga dhe ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Memorandumi përfshin koordinimin dhe mbështetjen  e aktiviteteve për ofrimin e trajtimit psiko-social dhe shërbimeve shëndetësore falas për të Mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...