Aksident në Mitrovicë, vdes një person

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Mitrovicë.

Sipas njoftimit, si pasojë e lëndimeve, një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi vetura e tij u përplas me dy vetura të cilat ishin të parkuara në rrugën “Agim Ramadani”.

“Meqenëse drejtuesi i automjetit në lëvizje pëson lëndime trupore, me urgjencë dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e  lëndimeve pas pak kohe drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i moshës 60 vjeçar, ndërron jetë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

SHIKO MË SHUMË

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...