Hovenier takohet me Maqedoncin: Mezi pres të bashkëpunojmë për tranformimin e FSK-së

PUBLIKUAR

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, këtë pasdite ka takuar ministrin e ri të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedoncin.

Hovenier, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, tregoi se mezi pret të bashkëpunon me Maqedoncin për transformimin e FSK-së në një forcë mbrojtëse multietnike, transmeton Klankosova.tv.

“Kënaqësi që sot pasdite u takova me ministrin e ri të Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë, veçanërisht në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, ka shkruar Hovenier.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...