“Goditja”, Policia në Gjilan arreston dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

PUBLIKUAR

Policia në Gjilan ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të planit operacional “Goditja”, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Fillimisht Policia i kishte ndalur ata me veturë dhe më pas i kishte kontrolluar.

Gjatë kontrollit, te i dyshuari L.H. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gram. Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar).

Prokurori i shtetit ndaj të dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Gjilan, 21 gusht 2023

Në kuadër të zbatimit të planit operacionale ,,Goditja 2023’’ njësiti për reagim të shpejtë ne bashkëpunim me drejtorinë e hetimit të narkotikëve në Gjilan me datën 21.08.2023rreth orës 00:30 kanë ndalur për kontrolle rutinore një automjet. Gjatë kontrollit të personave të cilit ishin në automjet tek i dyshuari L.H. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gram. Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar).Të dy të dyshuarin janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i shtetit ndaj të dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Posedimi, i paautorizuar I substancave narkotike, psikotrope ose analoge’’.

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...