Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjeve në Gjakovë

PUBLIKUAR

Policia në Gjakovë, pas në pune operative dhe hetimore, të enjten ka arritur të identifikojë dhe arrestojë tre të dyshuar me inicialet R. S., Gj. K. dhe A. G., mbi dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit me datën 16.08.2023 kishin qenë të përfshirë në dy rastet e vjedhjeve në këtë komunë.

Me datën 16.08.2023, nga dy ankues janë raportuar në polici raste të vjedhjeve. Në njërin rast është raportuar vjedhja e disa mjeteve të punës në vlerë rreth 700 euro në një punëtori në rrugën “Avdullah Babalija”, ndërsa në rastin tjetër është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Agim Haxhiavdyli” persona të panjohur pasi kishin thyer një dritare, kishin hyrë brenda dhe kishin vjedhur një kamerë sigurie.

Policia njofton se në posedim të të arrestuarve tani janë gjetur dhe sekuestruar mjetet e punës të cilat ishin vjedhur në rastet e raportuara.

Dy të dyshuarit janë ndalur në mbajtje dhe është iniciuar rast “Vjedhje e rëndë”, ndërsa mjetet e punës i janë kthyer pronarit.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...