Aliu: Për 175 ditë pune kryhet kyçja e Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi

PUBLIKUAR

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka filluar puna për ndërtimin e kyçjes në Autostradën “Arbër Xhaferi”.

Aliu tha se përmes kësaj kyçje, do të zgjidhet një problematikë shumëvjeçare për banorët e Vitisë dhe atyre në rrethinë.

“Ju njoftojmë se punimet në projektin; “Ndërtimi i kyqjes në Autoudhën R-6 “Arbër Xhaferi” në Viti”, pritet të përfundojnë në afatin e përcaktuar sipas kontratës, për 175 ditë pune”, tha Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai bëri të ditur se momentalisht është duke u punuar në Aksin 4 apo dalja nga Kaçaniku dhe në aksin 5 kyçja e Vitisë në drejtim të Prishtinës.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...