Planet e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë

PUBLIKUAR

Opozitarët janë duke i shqyrtuar edhe alternativat e tjera për të kundërshtuar Qeverinë PDK – LDK. AAK-ja e Ramush Haradinajt ka menduar edhe për largim nga Kuvendi, të enjten pritet të dalin me vendim

Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, po shohin të gjitha alternativat për ta rrëzuar këtë Qeveri dhe për të shkuar në zgjedhje.

Edhe pse thonë se ende kauza e opozitës është tërheqja nga dy marrëveshjet, ato pak e më pak po përmenden nga opozita ndërkohë që po shikohen të gjitha alternativat që çojnë vendin në zgjedhjet e reja, shkruan “Zëri”.

Tanimë, ndonëse e pakonfirmuar nga dy subjektet tjera “Vetëvendosje” dhe “Nisma për Kosovën”, AAK-ja e Ramush Haradinajt ka menduar edhe për mundësinë e largimit të tyre nga Kuvendi. Mirëpo, alternativa e AAK-së nuk është e bashkërenduar me dy partitë tjera opozitare, por si subjekt i vetëm.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se kanë diskutuar edhe një mundësi të tillë, po që ende nuk është vendosur.

“E kemi diskutuar, por vendime ende nuk kemi marrë. Në takimin e së enjtes në mëngjes do të marrim. Është si alternativë, tash të shohim. Kryetari veç e ka dhënë një mesazh dhe me dorëheqjen e kryetarit Haradinaj do të thotë ai është mesazhi si ka shkuar, ne tjerët jemi si të thuash ushtarë pas kryetarit Haradinaj”, ka thënë Haxhiu.

Por, sipas saj, kauza e tyre me të cilën edhe janë bashkuar si opozitë, vazhdon të mbetet e njëjtë, për tërheqje nga marrëveshja për Themelimin e Asociacionit dhe nga ajo e Demarkacionit me Malin e Zi.  “Jo, këto kërkesa janë parimore. Pas këtyre kërkesave ka edhe shumë të tjera, por këto janë dy kërkesa që kanë bashkuar edhe opozitën. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...