Pamje nga aksioni që rezultoi me arrestimin e Besnik Mujecit (VIDEO)

PUBLIKUAR

Policia e Shtetit të Shqipërsië ka publikuar disa pamje në llogarinë e saj në Facebook, nga aksioni që rezultoi me arrestimin e pesë personave të dyshuar për transportim të lëndëve narkotike nga Kosova në Shqipëri.

Në mesin e këtyre pesë personave, dy prej tyre janë nga Kosova, transmeton Klan Kosova.

“Pamje gjatë operacionit policor të koduar ‘Punisher 2’, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, thuhet tutje.

Klan Kosova e ka kontaktuar kryetarin e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, për të mësuar nëse bëhet fjalë për asamblistin e VV-së, Besnik Mujecin, mirëpo i njëjti ka thënë se ka tentuar ta telefonojë Mujeci, mirëpo ky i fundit nuk i është përgjigjur telefonatës.

Klan Kosova e ka kontaktuar edhe zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhukën dhe është në pritje të konfirmimit.

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...