Nga 300 euro gjobë për shoferët në Ferizaj që tejkaluan shpejtësinë

PUBLIKUAR

Policia Rajonale e komunikacionit rrugor në Ferizaj ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:28 ne rrugën magjistrale Prishtinë- Ferizaj, në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar shoferin L.M, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 145 km/h.

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë, rreth orës 21:30 në të njëjtën rrugë, policët kanë ndaluar shoferin tjetër B.K(M/K) i moshës 23 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 144 km/h .

Ndaj të dy shoferëve, policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse 300 euro dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...