Rasti i 65-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në rrugë rikualifikohet si “vrasje e rëndë”, arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Rasti i 65-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë, është rikualifikuar nga “Vdekje e dyshimtë” në “Vrasje e rëndë”. Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast, është arrestuar një i dyshuar, Xh.N, i moshës 43-vjeçare

Më 12 gusht, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë, një person është gjetur pa shenja jete. Rasti ishe kualifikuar si vdekje e dyshimtë, mirëpo më pas i është bërë autopsia dhe si rrjedhojë e hetimeve, është arrestuar personi i dyshuar.

Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i  dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë

Mitrovicë, 14 gusht  2023

Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është  raportuar se në rrugën e UÇK -së,  në Mitrovicën e Jugut,  një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes  është identifikuar se peroni i pajetë është  viktima S. M., 65 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të  Sektorit Rajonal,  me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”

SHIKO MË SHUMË

IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët në veturë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar...

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...