Shtetasi polak sulmon dy policë në Aeroportin “Adem Jashari”, dërgohet në mbajtje

PUBLIKUAR

Një shtetas polak ka sulmuar fizikisht dy persona, të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/ANP-së, Adem Jashari 12.08.2023-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas polak, pasi që i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...