Paqueta dëshiron të transferohet në Man City

PUBLIKUAR

Lucas Paqueta është i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë.

Mesfushori brazilian është bërë objektiv i Manchester Cityt pas paraqitjeve të mira që i bëri me West Ham Unitedin.

Sipas mediave britanike, bisedimet mes klubeve kanë nisur pasi lojtari e dha dritën e gjelbër të dëshirës për t’iu bashkuar kampionëve të Anglisë dhe të Evropës, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi brazilian, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Milanit dhe e Lyonit, dëshiron të përfundojë në “Etihad Stadium”, ku do ta kishte mundësinë të rritej si futbollist dhe të fitojë trofe të rëndësishëm.

West Hami thuhet se e ka refuzuar ofertën e parë të “Citizens” prej 80 milionë eurosh për mesfushorin luftarak, por kampionët do të insistojnë derisa ta bëjnë të vetin lojtarin.

Trajneri Pep Guardiola është admirues i lojës së Paquetas dhe e do me ngulm atë në ekipin e tij për edicionin 2023/24. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...