Qytetari nga Gjakova i gjen 8 mijë euro dhe i dorzon në polici

PUBLIKUAR

Një qytetar i ka gjetur 8 mijë euro dhe i ka dorëzuar ato në Polici.

Për këtë ka treguar vetë Policia e Kosovës përmes një njoftimi n në Facebook.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë, të mërkurën. Policia ka treguar se bëhet fjalë për një personin me mbiemrin Sefaj duke mos ia treguar emrin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Qytetari dorëzon në polici parat e gjetura dhe ato i kthehen pronarit

Gjakovë, 9 gusht 2023

Një qytetar sot ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici. Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj policisë.

Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit.

Policia falënderon Z. Sefaj për sjelljen e tij. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët për të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë. See less

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...