Tush Frrokaj është i dyshuar për vrasjen në Klinë, Policia ia publikon foton e shpallë person në kërkim

PUBLIKUAR

Tush Frrokaj i dyshuari për vrasjen që ndodhi të hënën në Klinë është në kërkim të Policisë.

Policia ka njoftuar se ai e kishte grabitur një veturë gjatë ikjes, më pas vetura është gjetur – por jo edhe ai.

Për ta gjetur atë, Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve.

Kështu, Policia ka publikuar fotografinë e personit duke kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për çdo informacion rreth vendndodhjes së tij.

Njoftimi i Policisë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 7 gusht 2023

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

– TUSH (Nue) FRROKU  i lindur me 25.06.1975  në fshati Kosh-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

– “Vrasje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

-192 dhe 080019999 (pa pagesë)

-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

-E-mail adresa: [email protected]

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...