Policia jep detaje për plagosjen e disa personave në Bon Vivant

PUBLIKUAR

Policia ka konfirmuar plagosjen e disa personave nga arma e zjarrit dhe nga fragmente qelqi të premtën rreth orës 23:30 në lokalin Bon Vivant në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës Agron Borovci tha për Express se policia ka identifikuar dy të dyshuar për këtë rast dhe po punon edhe për të identifikuar persona tjerë të dyshuar.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Deklarata e plotë e policisë: 

Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

 

SHIKO MË SHUMË

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...