Oficeri i FSK-së, Bexhet Shala shpëton nga mbytja në det nënën me të bijën nga Kosova

PUBLIKUAR

Një grua që po mbytej në det bashkë me vajzën e saj është shpëtuar nga oficeri i FSK-së.

Ngjarja ka ndodhur në plazhet e qytetit të Shëngjinit në Shqipëri, ku nënkoloneli Bexhet Shala ishte për pushime me familjen e tij.

Intervenimi i nënkolonelit kishe ardhur pasi ai kishte vërejtur lëvizje jonormale të dy personave, F.Berisha dhe R.Berisha që ishin në ujë, me një distancë prej rreth 70 metrash.

“Unë kam bërë vetëm detyrën. Ne si ushtarakë të FSK-së, e kemi mision që çdo herë të jemi në gatishmëri për t’u përgjigjur situatave që kërkohen që të jemi të gatshëm të ndihmojmë këdo, pa dallim, deri në vetëmohim”, ka theksuar nënkolonel Bexhet Shala.

Nënkolonel Bexhet Shala ka marrë falënderime të shumta nga familja Berisha, për veprën e tij humane, në shpëtimin e jetëve të të dy familjareve të tyre.
Bexhet Shala FSK

SHIKO MË SHUMË

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...