Osmani pas dënimit të Krivaqës: Le të jetë mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën dhe me 15 vjet burg Arbër Sejdiun, për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

Osmani ka thënë se le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet, raporton Express.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet. Dhuna nuk do të tolerohet!  Femicidi do të ndalet!”, ka shkruar Osmani

Në momentin kur kryetari i trupit gjykues e shpalli aktgjykimin, në sallë shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet “bravo”. Aty u dëgjua edhe një grua, e cila iu drejtua Krivaqës me “o i mjerë”.

Krivaqa e Sejdiu akuzoheshin edhe për dhunim dhe ndihmë në kryerje të dhunimit, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale.”.

“I akuzuari Dardan Krivaqa lirohet nga akatkuza për veprën penale “Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale. I akuzari Arbër Sejdiu lirohet nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerje të veprës penale Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

SHIKO MË SHUMË

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të...

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri...

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e...