Ylber Ramadani transferohet në Serie A

PUBLIKUAR

Ylber Ramadani do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Futbollisti kosovar i ka dhënë fund eksperiencës në kampionatin skocez, ku ishte pjesë e Aberdeen për ta provuar një përvojë të re në kampionatin italian.

Përfaqësuesi shqiptar është transferuar në Lecce, shkruan “Gazeta Express”.

Ramadani, i lindur në vitin 1996, do të zbarkojë sot paradite në Itali për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas për ta nënshkruar kontratën me klubin nga Serie A.

Futbollisti ferizajas, i cili është bërë pjesë e rëndësishme e Kuqezinjve, me kualitetet që i posedon, do të mundohet ta tregojë veten edhe në Itali.

Thuhet se Lecce do t’i paguajë 1 milion euro për kartonin e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...