Ferizaj, vdes 62-vjeçari, u godit nga një veturë derisa ishte duke drejtuar bicikletën

PUBLIKUAR

Në orët e para të ditës së sotme (e enjte) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndërruar jetë 62-vjeçari me inicialet H.S., i cili ishte aksidentuar një ditë më parë ndërsa po lëvizte me biçikletë në Ferizaj.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në drekë në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte 39-vjeçarja me inicialet B.S., përplasi çiklistin tashmë të ndjerë.

62-vjeçari ishte dërguar menjëherë për ndihmë në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm është nisur drejt Prishtinës në QKUK.

Me vendim të prokurorit të rastit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa e dyshuara B.S vazhdon të mbahet në qendrën e ndalimit për procedura të tjera hetimore.

SHIKO MË SHUMË

Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit...

Mbi 200 aksidente gjatë korrikut në rajonin e Ferizajt

Gjatë muajit korrik 2026, në rajonin e Ferizajt, i cili përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik,...

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të...