SBASHK kërkon që 15-vjetshi kontribut-dhënës i punës të përshkallëzohet

PUBLIKUAR

Lidhur me ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, ka reaguar Sindikata e Arsimit. Kjo sindikatë kërkon që 15-vjetshi kontribut-dhënës i punës të përshkallëzohet, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë me përqindjet e caktuara. Ndërsa, tha se këto ndryshime kanë qenë tendencioze, pasi sipas tij, preket edhe Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta.

Sindikalistët e arsimit kanë shprehur pakënaqësi me ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë për programin e mëngjesit në Radio Kosovë, se nuk janë ftuar nga komisioni përkatës dhe ministri Hekuran Murati, për të paraqitur argumentet e tyre për këtë ligj, derisa theksoi se do të kërkojnë nga deputetët që 15-vjetshi kontribut-dhënës të përshkallëzohet, pasi sipas tij, ka diskriminim kundrejt atyre që nuk e plotësojnë këtë kusht.

“Për të mos pasur diskriminim është dashur të bëhet një përshkallëzim në këtë formë: 1. 15 vite 100%; 2. 13 deri 15 vite 75%3; 10 deri 13 vite 50 %, e kështu me radhë, sepse pa kaluar shumë kohë, do të vërehet se ata që do të kenë, qoftë edhe dy ditë me pak nga këto 15 vjet kontribut-dhënëse do të mbesin me pensionin e pleqërisë”, theksoi ai.

Sipas Jasharajt, me këto ndryshime, qeveria ka prekur edhe Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve ‘90-ta.

“E konsiderojmë si tendencë, që të preket edhe Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve ’90-ta, ngase përvoja e pranuar kontribut-dhënëse ka tendenca të zvogëlohet dhe do të kemi probleme edhe me punëtorët e arsimit, që do të gjenden në pozitë të vështirë që të arrijnë 15 vjet për ta gëzuar pensionin e punës”, tha ai.

SBASHK-u bëri të ditur se kur të fillojë puna e Kuvendit në shtator, do t’u drejtohen deputetëve që t’i kenë parasysh kërkesat e tyre, derisa shpresojnë se do të gjejnë zgjidhje për të gjithë punëtorët e viteve ‘90-ta, të cilët u dëbuan dhunshëm nga vendet e punës.

SHIKO MË SHUMË

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...

Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës

Në Prishtinë kanë arritur veturat e reja që do t’i shtohen flotës së Policisë...

Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit...