Policia me aksion për parandalimin e kërkimit të lëmoshës në Ferizaj

PUBLIKUAR

Policia Rajonale e Ferizajt me datën 01.08.2023 ka nisur një aksion të planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni, policia ka ndaluar disa persona, veç disa vërejtjeve, ka shqiptuar edhe disa fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike.

Në lidhje me ke këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes, transmeton Klan Kosova.

Policia Rajonale e Ferizajt shton se do të vazhdojë aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës edhe në komunat tjera Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit.

“Kërkojmë bashkëpunim me qytetarët, sa herë që hasin në lypsarë të njoftojnë menjëherë policinë, përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë dhe të dhënat e juaja do të ruhen”, thuhet në komunikatën e PK-së.

SHIKO MË SHUMË

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...

Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës

Në Prishtinë kanë arritur veturat e reja që do t’i shtohen flotës së Policisë...

Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit...