Murati: Nga sot bankat e kanë obligim të ofrojnë falas llogari bazike bankare

PUBLIKUAR

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se nga sot bankat kannë për detyrë që të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon mbi 0.54 centë për muaj.

Këissoj, ai thotë se po zgjidhet problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre.

Murati përmes në postimi në Facebook përmendi si sukses shteat për lehona, duke shtuar se 90 mijë gra kanë llogari bankare për herë të parë.

”Shtesat për lehona dhe shtesat për fëmijë janë tashmë premtime të përmbushura që në gjysmën e parë të mandatit.  Mbi 350 mijë fëmijë tani marrin shtesa çdo muaj, dhe mbi 90 mijë gra hapën llogari bankare për herë të parë”.

”Me rregulloren e re të BQK-së, nga data 1 gusht 2023, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë/muaj.  Tani e tutje pra, po zgjidhet edhe problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre”, ka shkruar Murati në Facebook./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...