Mane i kompleton vizitat mjekësore dhe bëhet lojtar i ri i Al Nassr

PUBLIKUAR

Sadio Mane i ka kompletuar me sukses vizitat mjekësore dhe është bërë lojtar i ri i Al Nassr.

Sulmuesi senegalez dëshironte të mbetej në Bayern Munich, por gjiganti bavarez vendosi ta shiste atë pasi nuk ishte i kënaqur me kontributin e tij, por vendimi erdhi edhe si dënim për përleshjen që e kishte sezonin e kaluar me shokun e repartit, Leroy Sane, të cilin e kishte grushtuar në dhomat e zhveshjes.

Ish-futbollisti i Liverpoolit është shprehur se e donte një përfundim ndryshe të eksperiencës së tij në “Allianz Arena”, por gjëra nuk shkuan siç i priste ai dhe drejtuesit e klubit, shkruan “Gazeta Express”.

Mane ishte ankuar se nuk e kishte gjetur ende formën optimale për shkak se nuk ishte ambientuar ende në Gjermani, por kampioni i Bundesligës nuk kishte kohë të priste, ndërsa tash në vend të tij po e kërkon Harry Kanen e Tottenhamit.

Kështu, merr fund epoka e Manes në futbollin evropian, derisa tash do të bëhet bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...