MPB-ja shpërblen pesë artikuj që raportojnë për fushatën “Festo me zemër dhe jo me armë”

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në kuadër të fushatës: “Festo me zemër dhe jo me armë”, ka mbajtur një takim me përfaqësuesve të medieve, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se MPB, do t’i monitorojmë mediet dhe grumbullojmë artikujt e shkruar nga gazetarët dhe më pas një komision do t’i vlerësojë artikujt e përzgjedhur për t’i shpërblyer.

Nora Fetoshi, zëdhënëse për medie në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se me mbështetjen e UNDP-së, 5 raportimet më të mirat do të shpërblehen me çmime.

“Do të ndajmë çmim për artikullin më të mirë ku financues dhe bashkëndihmues në këtë projekt do të jetë UNDP-ja”.

Mentor Cakolli, menaxher i projektit të UNDP-së tregoi shumat e secilit çmim dhe tha se kriteret do të i’u dërgohen me e-mail redaksive.

Sipas tij, çmimi i parë do të marrë 700 euro, i dyti 500 euro, çmimi i tertë 300 euro dhe çmimi i katërt dhe i pestë nga 250 euro.

“UNDP-ja është duke e mbështetur kampanjën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Edhe si target kemi pasur kohëve të fundit mërgatën. Çmimi i parë e kap shumën e 700 eurove, artikulli duhet të botohet sa më shpejtë të jetë e mundur, kështuqë sa më parë të botohet artikulli aq më mirë”.

“Çmimi i dytë 500 euro, çmimi i tretë 300 euro dhe çmimi i katërt dhe i pestë nga 250 euro. Kriteret e vlerësimit do u dërgohen me e-mail gazetarëve”, tha Cakolli

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...